Qindra forca policie në kërkim të targave CD, pas kërkesës së Cakajt

Shqipëria

Qindra forca policie në kërkim të targave CD, pas kërkesës së Cakajt

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:33
Shqipëri

Mbrëmë ministri në detyrë Gent Cakaj, pasi “shkëlqeu” te Blendi Fevziu, ka shkuar prapë te ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Burime pranë zv/ministrit si ministër i jashtëm tregojnë për “KJ” se Gent Cakaj i ka kërkuar një operacion të madh policor për të kapur makinat me targa diplomatike të konsujve shqiptarë të shteteve të ndryshme.

Fill pas kësaj kërkese, si dhe duke ditur se Gent Cakaj është edhe si “kryeministër” rezervë i PS-së në rast krize të fortë gjatë muajit maj me opozitën, ministria e Brendshme ka thirrur në mesnatë gjithë drejtorët e policisë në rrethe duke i urdhëruar të fillojnë operacionin e koduar “Targa CD”.

Nëpër rrugët e Shqipërisë janë shpërndarë me qindra forca policie në gjuajtje të targave CD, të cilat janë dhënë nga shteti shqiptar të 28 Konsujve të Nderit të shteteve të ndryshme të botës, të cilët janë nënshtetas të Shqipërisë. Kjo vjen pasi ministri Cakaj sapo erdhi në karrigen e Ditmir Bushatit, konstatoi se targat diplomatike të Konsujve të Nderit duhen hequr nga makinat e tyre. Për këtë ka patur mbledhje kokë me kokë mes ministrit Cakaj dhe kryeministrit-ministër Edi Rama.

Sot policia ka listuar emrat e Konsujve të Nderit dhe, me anë të agjentëve sekretë, po vëzhgon lëvizjet e tyre. Në të vertetë, aksioni policor duket shembullor pasi janë forca të shumta policie përreth banesave të konsujve, edhe me qenë të stërvitur. Ndërkohë që ende nuk janë gjetur 10 milionë eurot e Rinasit se ku kanë përfunduar, ky aksion të duket sikur ministrat Cakaj dhe Lleshi, kanë dyshime se njeri nga Konsujt mund të ketë gisht në vjedhjen e aeroportit të Rinasit.

Ndërkohë rruga të vjen nga pas TEG-ut është bllokuar prej kontrollit të forcave të policisë për disa konsuj nderi diplomatikë, të cilët banojnë në atë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat