“Ankohu, ankohu, se do ta gjesh”, Qytetari tregon historinë e tij në takimin me Ramën

Shqipëria

“Ankohu, ankohu, se do ta gjesh”, Qytetari tregon historinë e tij në takimin me Ramën

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:41
Edi Rama

Ne takimin e radhes me qytetare qe kane gjetur zgjidhje pas ankeses ne platformen e bashkeqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se numri i nëpunësve të pushuar nga puna për shkak të shërbimit jo të denjë ndaj qytetarëve ka shkuar në mbi 600.

Deklarata u be pasi nje qytetar, tregoi historine e tij se si e kishin sorollatur per nje problem qe kishte me token.

“Ankohu ankohu më thanë mua, se do ta gjesh. Kështu më thanë atje kur shkoja për të gjetur zgjidhje”- ka treguar qytetari, teksa ka folur në sy të Ramës.

“Qeveria punon, por ata poshtë. Shikojnë nga duart, po nuk u dhe gjë nuk gjen zgjidhje”- tha më tej ai.

Pas tij, Rama tha se “Janë sot që flasim mbi 600 individë, që nga nëpunës të nivelit të zyrave të kontakteve me qytetarët deri tek drejtues të këtyre zyrave, të cilët janë larguar pikërisht sepse nuk kanë qenë të denjë në shërbimin ndaj qytetarit”, tha Rama në një takim të bashkëqeverisjes me qytetarët në kuadër të platformës “Shqipëria që duam”.

Sipas kryeministrit, “Një nga vlerat e këtij procesi është pikërisht ky, pasi rasti trajtohet edhe zgjidhet sipas të drejtës dhe ligjit, vazhdon një hetim dhe personat përgjegjës për vonesat e pajustifikuara marrin ndëshkimin që meritojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat