Plagosën në kokë 43-vjeçarin, arrestohen dy autorët

Shqipëria

Plagosën në kokë 43-vjeçarin, arrestohen dy autorët

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:49
Policia shqiptare

Një 43-vjeçar nga Pogradeci është plagosur me sende të forta nga dy persona të tjerë.

Policia arrestoi dy të rinj J.Sh, 35 vjeç dhe V.Sh, 28 vjeç, banues në Lin.

"Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin E.B, 43 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat