Kryemadhi: Ne do luftojmë varfërinë, të takojmë njerëzit dhe t’ua shpjegojmë

Shqipëria

Kryemadhi: Ne do luftojmë varfërinë, të takojmë njerëzit dhe t’ua shpjegojmë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:07
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe.

Gjatë takimit, Kryemadhi mësohet të jetë shprehur se LSI është e angazhuar në aksionin opozitar që të jetë sa më pranë qytetarëve.

Kryetarja e LSI e ka cilësuar varfërinë si prioritetin kryesor të partisë që ajo drejton.

“Opozita është e bashkuar kundër keqverisjes, varferisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varferisë është proriteti kryesor. Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret” – tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat