Agron Tufa: Ndihem i kërcënuar, kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët

Shqipëria

Agron Tufa: Ndihem i kërcënuar, kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët

Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:19
Agron Tufa

Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa tha në emision se ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar.

Madje ai shprehet se ka lënë një dëshmi se nëse i ndodh diçka, dihet se kush janë autorët e sulmit.

“Kam të bëjë me segmente shume të rrezikshme fanatike të enverizmit, të ish-armës së sigurimit të shteti dhe drejtësisë së dhunshme komuniste dhe njerëzve të veshur me imunitet. Që ndihem i rrezikuar, moralisht kjo ndihet, por ndihem edhe fizikisht. Mesazhe kërcënuese vijnë me anë të personave anonim dhe jo anonim. Kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët e sulmit”, paralajmëroi zoti Tufa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat