“Ish sigurimsat” pushtojnë administratën shtetërore, Tufa: Vetëm në polici mbi 500 të tillë

Shqipëria

“Ish sigurimsat” pushtojnë administratën shtetërore, Tufa: Vetëm në polici mbi 500 të tillë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:25
Agron Tufa

Në studion e Top Talk, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa u shpreh se në administratën shtetërore janë qindra ish-sigurimsa të punësuar.

“Ka një kapitull në raportin tim që raportohet për praninë e madhe në institucionet tona të pavarura dhe varura, të administratës nga ish-sigurimsa. Janë me qindra ish-sigurimsa. 519 ish-sigurimsa janë vetëm në Policinë e Shtetit. Apeli im është që të reagojnë ndaj kësaj situate”, tha Tufa.

Më pas, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit tha se kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja iu ka kërkuar autoriteteve hapjen e dosjeve për ish-sigurimsat që punojnë në shtet. Kjo sipas tij është një shenjë e mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat