Ambasadori Qirko: Britanikët të shqetësuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

Ambasadori Qirko: Britanikët të shqetësuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:03
Ambasadori Qirko

Pa dashur të përfshihet në debatin politik në Shqipëri, ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, thekson se gjithçka që nuk i shërben integrimit të vendit, çdo qasje, çdo zhvillim që nuk shkon në këtë linjë, e ngadalëson perspektivën europiane të vendit tonë.

Në një intervistë për RTV Ora, Qirko thotë se jo vetëm kriza politike në Shqipëri, por edhe zhvillimet në Serbi dhe shtete të rajonit janë shqetësuese për partnerët britanikë, duke kujtuar se kanë qenë promotorë kryesorë  në proceset euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Qirko: Do të doja tu shmangesha pyetjeve me karakter politik por nuk mund të lë pa përmendur faktin që një shqetësim për partnerët tanë britanikë, për miqtë tanë britanikë është mungesa e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Serbi dhe vendet përreth ka një lloj instabileti dhe është pikërisht ky instabilitet që shqetëson faktorin ndërkombëtar në terësi sikurse është bërë e njohur nga faktorë të ndryshëm që kanë vizituar vendin tonë dhe gjithashtu miqtë tanë britanikë që kanë një angazhim të jashtëzakonshëm sa i takon integrimit të vendit tonë në NATO, Britania e Madhe ka qenë një zë i fuqishëm, sikurse dhe mbështetëse e flaktë e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit.

Këto zhvillime që në një farë mënyrë vështirësojnë ose pengojnë, ky lloj instabiliteti krijon një problematikë të caktuar, padyshim shikohen me shqetësim nga partnerët tanë, në rastin konkret nga miqtë britanikë që padyshim në rrugë diplomatike kanë bërë të njohur pozicionin e tyre në lidhje me këto zhvillime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat