KE përgëzon Shqipërinë për arritjet, inkurajon Reformën në Drejtësi

Shqipëria

KE përgëzon Shqipërinë për arritjet, inkurajon Reformën në Drejtësi

Më: 24 prill 2019 Në ora: 20:21
Pamje nga takimi

Komisioni Europian shprehu sot vlerësimin pozitiv dhe përgëzoi rezultatet e arritura nga Shqipëria për vitin 2018 në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe operacionet e zhvilluar kundër krimit të organizuar.

Një delegacion i Ministrisë së Brendshme, në përbërje të së cilit janë zëvendësministrat e Brendshëm, Julian Hodaj, Romina Kuko, Rovena Voda dhe Besfort Lamallari dhe ekipi mbështetës nga Policia e Shtetit raportoi sot pranë Komisionit Europian në Nënkomitetin e 11-të për “Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë”, si n/komiteti që mbulon bazat e 5 prioriteteve, që BE-ja i ka vendosur Shqipërisë në procesin e integrimit.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian theksuan fort rëndësinë e vazhdimësisë së zbatimit të Reformës në Drejtësi, si dhe thellimin e luftës kundër krimit të organizuar.

Çështjet e trajtuara ishin progresi dhe rezultatet e Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese shqiptare në fushën kundër krimit të organizuar, masat për migracionin e paligjshëm, ecuria e procesit të Vetting-ut në Polici, si dhe plani i masave kundër terrorizmit.

Ky takim vjen si takimi më i rëndësishëm pararendës, ku progresi i raportuar do të ketë rëndësi themelore në vendimin e qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat