Protesta e Unazës së Re, banorët paralajmërojnë Ramën: Shtëpitë i kemi ndërtuar me gjak...

Shqipëria

Protesta e Unazës së Re, banorët paralajmërojnë Ramën: Shtëpitë i kemi ndërtuar me gjak...

Më: 24 prill 2019 Në ora: 20:34
Edi Rama

Ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme protesta e banorëve të Unazës së Re. Edhe sot ata janë shprehur se banesat i kanë ndërtuar me gjak dhe askush nuk mund ti prekë ato.

“Motoja jonë, e këtyre personave që kemi dalë këtu është ‘Bashkë për të bërë ndryshimin’. Ne jemi në tërësi një komb që harxhojmë gjërat shpejt. Por ne nuk harrojmë dot fjalët e tua prej halabaku. Miqtë e mi, ka ardhur koha që ne të vendosim fatet tona. Ne jemi me SHBA-të, me partnerin tonë më të rëndësishëm ndërkombëtar. Kjo se nuk mund të kemi më besim te ky horr, te këta horra, te këta grabitës të pronës publike. Kombi shqiptar në rast se do demokraci, shtet ligjor e zhvillim, duhet që të kërkojë një orë e më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I themi Edi Ramës dhe horrave të tij se këtu nuk ka punë. I themi se ke zaptuar pronën publike, ke shkatërruar gjithçka, për turp të Zotit”, deklaroi një prej banorëve.

Protestuesit janë shprehur se Edi Rama nuk mund të prishë banesat e tyre, të cilat, janë ndërtuar me gjak e ndershmërisht.

Edhe sot, si në çdo protestë të këtyre muajve, në mbështetje të banorëve ka qenë edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat