Ç'të mirë sjell shtyrja e zgjedhjeve? Vasili: Nuk më intereson se çfarë thotë Borchardt, ujin e pijmë në burim

Shqipëria

Ç'të mirë sjell shtyrja e zgjedhjeve? Vasili: Nuk më intereson se çfarë thotë Borchardt, ujin e pijmë në burim

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:18
Petrit Vasili

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ishte tejet i ashpër ndaj deklaratës së kreut të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili tha se ç'të mirë do të sillte shtyrja e zgjedhjeve në Shqipëri.

I ftuar në RTV Ora, Vasili tha se prej kohësh nuk i intereson se çfarë thotë ky diplomat, teksa kujtoi se Borchardt heshti edhe në 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese pasojat e të cilave po i vuajmë dhe sot.

Vasili: Kjo pyetje është për humor, nuk më intereson se çfarë thotë prej kohësh. E kam dëgjuar këtë zotëri kur ka qenë Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri në 2008 kur luftohet për Kushtetutën dhe e pranojnë të gjithë se ishte një turp i madh ajo që ndodhi dhe po e vuajmë sot e kësaj dite.Ka qenë dhe një grevë urie për kodin alla spanjoll që u prodhua në atë kohë dhe ky zotëri ishte një nga ata milituesit e mëdhenj për të cilin nuk kishte rëndësi as mesazhi i grevës së urisë, as protestat e mëdha. Për herë të parë sheshet e Shqipërisë u mbushën për mbrojtjen e Kushtetutës. Ky zotëri ka qenë nga ata që thoshte nuk ka gjë, shumë e mirë kjo Kushtetutë, shumë i mirë sistemi spanjoll që ka problemet e basteve dhe të gjithëve.

I pyetur se pse nuk duan të shohin ndërkombëtarët problemet në Shqipëri dhe  pse janë kundër opozitës, ai tha:

Vasili: Udhëheqjen e rrugës nuk e gjej nga këta. Ujin ne e pimë në burim jo në pikën e fundit ku kryqëzohen ujërat me ujërat e pista.Raporti i DASH ka përcaktuar të gjithë linjën dhe strategjinë e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat