Pse nuk vazhduan betejën edhe në Kuvend edhe në rrugë? Ja si përgjigjet Nishani

Shqipëria

Pse nuk vazhduan betejën edhe në Kuvend edhe në rrugë? Ja si përgjigjet Nishani

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:28
Bujar Nishani

Bujar Nishani, ish-Presidenti i Republikës, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në emision "Arena" në RTV Ora i është përgjigjur pyetjes se përse opozita dogji mandatet, dhe nuk zgjodhi edhe të protestonte por edhe të qëndronte në kuvend.

Pjesë nga biseda: 

Hila: Pse nuk qëndruat edhe në parlament, edhe të protestonit?

Nishani: Logjika juaj është më e sakta në këndvështrimin e parë.  Parlamenti dhe institucionet janë vendi i parë i debatit, janë të padiskutueshme. Dhe janë ABC e demokracisë. Por ne kishim eksperiencën. Kushtetuta nuk e lejonte që të zgjidhej një prokuror i përkoshëm, mazhoranca nuk e përfilli kushtetutën. Së dyti;Ligjet që miratohen në parlament, kanë kushtin që të jenë në përputhje me kushtetutën, në momentin që nuk përputhen me kushtetutën, opozita nuk ka fuqinë e kartonëve. Kushtetuta thotë që nuk lejohen të miratohen ligje me efekte financiare që të kenë fuqi prapavepruese. Ligji që u bë mbi dividentin, binte në kundërshtim të hapur me këtë, mazhoranca nuk e përfill edhe këtë. Presidenti e refuzon, mazhoranca nuk e përfill as atë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhe në këto kushte nuk ka rrugë tjetër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat