Mundësia e fundit, Koçiu: Koalicionet deri në 1 Maj mund të regjistrohen në zgjedhje

Shqipëria

Mundësia e fundit, Koçiu: Koalicionet deri në 1 Maj mund të regjistrohen në zgjedhje

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:29
Mimoza Koçiu

Gazetarja Mimoza Koçiu e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se opozita shqiptare, pas firmosjes së koalicionit ka edhe një mundësi të fundit për regjistrim në zgjedhje, që është data 1 maj.

Pjesë nga biseda në studio: 

Koçiu: Dje ka përfunduar afati për partitë politike, por për koalicionet ka kohë deri në datën 1 Maj. Sepse e kemi një koalicion opozitar tani. Deri në 1 Maj kanë kohë të regjistrohen si koalicion nëse e gjejnë një gjuhë dhe një mekanizëm tjetër. 

Hila: 10 pikat e tyre mua mu dukën se nuk linin ndonjë shteg. 

Koçiu: Nëse diçka ndodh, pra nëse ka një marrëveshje, gjithçka është 1 Maji. Ka një mekanizëm të fundit fare që nuk e di nëse e kanë menduar që është ndërhyrja e presidentit dhe të kërkojë shtyrje të datës së zgjedhjeve. Ky është një opsion që varet nëse palët do ta përdorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat