Përfshihet nga zjarri makina e zyrtarit të Hipotekës

Shqipëria

Përfshihet nga zjarri makina e zyrtarit të Hipotekës

Më: 25 prill 2019 Në ora: 07:52
Ilustrim

Një automjet është përfshirë nga zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në Laç.

Bëhet fjalë për mjetin e shefit të pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Laç, Klevis Berhani.

Gjithçka ka ndodhur teksa mjeti tip “Ford Focus” ka qenë i parkuar para banesës, duke pësuar dëmtime të shumta.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Policia po merr në pyetje Berhanin për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat