Zgjedhjet lokale, ish-deputeti i PD regjistrohet si kandidat

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, ish-deputeti i PD regjistrohet si kandidat

Më: 25 prill 2019 Në ora: 09:34
Bedri Hoxha

Koalicioni opozitar nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pa qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira dhe pa Edi Ramën kryeminstër. Nga ana tjetër, si me rastin e kandidatëve që po marrin mandatin e deputetit, edhe figura të PD-së po regjistrohen si kandidatë për zgjedhjet lokale.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se ish-deputeti i PD-së, Bedri Hoxha është regjistruar në KZAZ, 17, Klos dhe do të dalë vetë si kandidat. Kujtojmë këtu se ai ka qenë kryetar i Bashkisë Klos në rrethin e Matit nga tetori i vitit 2003 deri në qershor 2009.

Ish-deputetë apo ish-drejtues të Partisë Demokratike, kanë vendosur të kandidojnë si të pavarur dhe janë regjistruar për të marrë pjesë në garën elektorale të 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat