Leyla Moses-Ones: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit

Shqipëria

Leyla Moses-Ones: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit

Më: 25 prill 2019 Në ora: 09:44
Leyla Moses-Ones

E Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane, Leyla Moses-Ones ka vlerësuar punën e policisë së shtetit në luftën kundër terrorizmit.

Ajo tha se asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit, ndërsa garantoi mbështetjen e SHBA në këtë sfidë.

Deklarata e Leyla Moses-Ones u bë gjatë një seminari mbi përdorimin terrorist të teknologjis

Leyla Moses-Ones: Dua të vlerësoj përpjekjet e bëra nga policia gjatë vitit të kaluar. Ju keni treguar profesionalizëm dhe guxim në detyrën tuaj për të mbrojtur qytetarët. Kjo është jetike për zhvillimin e shoqërisë si dhe për synimet specifike të policisë në luftën kundër krimit dhe dëshiroj t'ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim.

SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit.

Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse në ndërtimet e kapaciteteve të tyre për të luftuar terrorizmin. Ne e dimë se asnjë vend nuk ka imunitet nga terrorizmi.

Policia e Shtetit shqiptar arrestoi një individ të rrezikshëm të lidhur me terrorizmin. Kjo tregon një rritje në zhvillimin e aftësive që i atribuohet trajnimeve të kohëve të fundit.

Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat më të mira policore në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat