Balla: Edmond Spaho me merrte çdo natë në telefon, më tregonte si LSI vidhte votat

Shqipëria

Balla: Edmond Spaho me merrte çdo natë në telefon, më tregonte si LSI vidhte votat

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:38
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se ka qenë ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ai që i ka treguar në vitin 2017, sesi LSI vidhte dhe blinte votat në Elbasan.

Nga foltorja e Kuvendit Balla tha zgjedhjet e 30 qershorit nuk i vendos as PS dhe as PD, por kushtetuta.

Balla: Se gjoja zgjedhjet vitit 2017 paskëshin qenë të vjedhura, e kam thënë edhe njëherë tjetër në Kuvend. Çdo natë të fushatës të 2017 kisha një bisedë me kolegun demokrat Edomd Spaho, i cili më tregonte histori pa fund të LSI që vidhnin vota dhe blinin vota në Elbasan. Nuk kam si të mos ta them. Si ka mundësi që zgjedhjet e 2017 janë vjedhur dhe opozita u kujtua që këtë ta denonconte 2 vite më pas,duke mos lënë në asnjë procesverbal ankimim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat