Braktisja e zgjedhjeve nga opozita, Rama: Nuk merremi me ata, zgjedhjet me 30 qershor

Shqipëria

Braktisja e zgjedhjeve nga opozita, Rama: Nuk merremi me ata, zgjedhjet me 30 qershor

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:07
Edi Rama

Vendimin e opozitës, për të mos hyrë në zgjedhje, kryeministri Rama e ka cilësuar si shkatërrim dhe se ka bërë hapa mbrapsht. Ai tha që opozita në vend që të luftojë me program dhe ide, ka zgjedhur të luftojë rrugëve më kërcënime dhe kapsolla. Pavarësisht kësaj, Edi Rama këmbëngul se zgjedhjet e 30 qershorit do bëhen.

“Opozita  ka privuar një rrugë të vetëshkatërrimit. Aty ku opozita ka zgjedhur të braktisë zgjedhjet, ka marrë mbrapsht, një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtimi. Në vend që të luftojë me program dhe ide, ka zgjedhur të luftojë më kërcënime dhe kapsolla. Në vend që të t’i përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë, ka vendosur që t’i nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike dhe në vend që t’i udhëheq në rrugën e demokracisë, po i përdor ata si mish për top, duke u fshehur pas tyre. Kjo është e rëndë dhe e papranueshëm nga askush. Edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër, përveç se të vijojmë rrugën tonë, pa u ndalur që të merremi me ata, pa u devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësish rreziqeve të procesit, ku dy parti politike dhe disa kryetar pa parti, përbetohen se do rrëzojnë të drejtën e shqiptarëve për të votuar.

Më pas zoti Rama tha se ka bërë gjithçka që opozita të futet në zgjedhje dhe se tashmë nuk ka më asgjë për të bërë.

“I mirëkuptoj ata që ndryshe nga unë, mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua të ju them se kjo nuk është zgjedhja jonë dhe as faji ynë sepse ne këndvështrimin tim, kemi bërë gjithçka që kemi pasur në dorë që kjo të mos ndodhë.

Është mirë që të ngulmojmë se në këtë periudhë se çfarë ne kemi bërë dhe askush të mos e harrojë se jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhjen me opozitën, kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur këtë të dytën. Kjo gjë ka ndodhur përpara dy vjetësh, ku iu dorëzuam disa ministri dhe sërish humbën”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat