Zbulohen 2 makinat që u përdorën në grabitjen e Rinasit në vitin 2016

Shqipëria

Zbulohen 2 makinat që u përdorën në grabitjen e Rinasit në vitin 2016

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:23
Pamje nga grabitja në Rinas

Tvklan.al ka siguruar fotot e automjeteve që u përdorën në grabitjen e parave në pistën e aeroportit të Rinasit më 30 Qershor 2016. Persona të maskuar dhe të armatosur hynë brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” me një automjet “Mercedes-Benz” ngjyrë të kuqe ku morën rreth 1 milionë Euro para të bankave që do të transportoheshin jashtë Shqipërisë.

Pavarësisht se në pistën e aeroportit u përdor Mercedesi i kuq, rezulton që në grabitje të jenë përdorur 3 makina në total. Tvklan.alsjell fotot ekskluzive të dy automjeteve të tjera të përdorura për arratisjen nga vendngjarja pas grabitjes. Ato janë një furgon ngjyrë i bardhë model “Ford” dhe një autoveturë “Seat” ngjyrë gri. Sipas hetimeve të grupit hetimor në atë kohë, rezulton që këto automjete të jenë të vjedhura, konkretisht Mercedesi ngjyrë e kuqe në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve që disponon redaksia jonë, furgoni tip Ford dhe autovetura tip Seat ende sot e kësaj dite nuk janë gjetur. Nga burime konfidenciale të grupit hetimor mësohet se për grabitjen e vitit 2016 është hetuar një 48-vjeçar me iniciale K.M., i cili është ende në kërkim. Ai konsiderohet ndër personat kyç për hetimin dhe po verifikohet roli i tij edhe nëse ka qenë i përfshirë edhe në grabitjen e 9 Prillit 2019 në pistën e aeroportit të Rinasit. Për grabitjen e parave në vitin 2016, është hetuar edhe një punonjëse e ICTS, e cila dyshohej si e përfshirë apo informatore e grupit të grabitësve. Prokuroria dhe policia kanë shpallur në kërkim Aleks Pepën si organizator të grabitjes në vitin 2016, i cili vijon të mbetet në kërkim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat