Integrimi, Kryemadhi: Sa iku Klajda Gjosha u shtuan kriteret!

Shqipëria

Integrimi, Kryemadhi: Sa iku Klajda Gjosha u shtuan kriteret!

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:44
Monika Kryemadhi

E ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku foli fillimisht për aksionin opozitar dhe më pas bëri një analizë mbi atë që e quajti keqqeverisje të kryeministrit Rama, kryetarja e LSI-së foli edhe për integrimin.

Monika Kryemadhi tha se integrimi i Shqipërisë “pësoi goditje” me largimin Klajda Gjoshës, ish-ministre e Integrimit gjatë mandatit të parë të bashkëqeverisjes PS-LSI.

“Sa kishim Klajda Gjoshën ministre Integrimi, patëm vetëm 5 kushte, u plotësuan ato dhe u fitua statusi i vendit kandidat. Sapo u hoq Gjosha, nga 5 kushte lista u kthye në 13 kritere dhe priteni kur të bëhen 18 këtë qershor”, tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat