Partitë politike duhet të negociojnë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri. Apeli vjen nga ministri i drejtësisë së Austrisë, Josef Moser gjatë vizitës në Tiranë në një deklaratë me ministren, Etilda Gjonaj.
Sipas ministrit Moster Shqipëria ka bërë hapa konkretë në forcimin e drejtësisë, ndërsa hapat e rëndësishëm që sipas tij janë kryer për anëtarësimin në BE, duhet të njihen nga të gjitha palët politike.
Josef Moser: Përmes negociatave të përbashkëta duhet të arrihet në një rezultat. Cka do të thotë që pikëpamjet e ndryshme të politiknëve duht të jenë të fokusuara në të mirë të vendit dhe të mos jenë vendime të diferencuara politike që cojnë në vështirësimin e situatës.
Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj tha se intensifikimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do t’u japë shqiptarëve një qeverisje më të denjë.
Etilda Gjonaj: "Reforma në drejtësi ka hyrë në një fazë vendimtare të zbatimit të saj. Procesi i vetingut ka dhënë rezultate mbreslënëse dhe KLP e KLGj janë plotësisht funksionale"
Gjonaj u ndal dhe tek reforma në drejtësi, që sipas saj është në fazë vendimtare, ndërsa me vetingun janë kryer hapa të rëndësishëm, ku dhe institucionet e KLGJ dhe KLP janë gati, ndërsa së shpejti do krijohet dhe SPAK.