Soreca: Korrupsioni, hajduti i qytetarëve shqiptarë

Shqipëria

Soreca: Korrupsioni, hajduti i qytetarëve shqiptarë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:36
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë ka shprehur domosdoshmërinë e luftës kundër korrupsionit, si një ndër prioritetet kryesore. Luigi Soreca tha se ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, pas korrupsioni prek funksionarët e administratës publike, dhe kjo është kosto për Shqipërinë.

Luigi Soreca: “Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme edhe për popullsinë, reputacionin dhe zhvillimin ekonomik. Kostoja që paguan ekonomia është shumë e madhe, por kostoja e shoqërisë edhe më e madhe, sepse korrupsioni prek funksionarët e administratës publike dhe cilësinë e shërbimit. Në terma konkret kjo do të thotë më pak shkolla, spitale dhe punë. Korrupsioni është hajduti i qytetarëve shqiptarë”.

Teksa shprehu edhe mbështetjen e Bashkimit Europian, kreu i delegacionit të BE-së nënvizoi se çrrënjosja e korrupsionit kërkon edhe vullnet politik.

Luigi Soreca: “Ka pasur shumë sfida gjatë rrugës, duke nisur nga stafi i limituar deri te zgjedhjet e përgjithshme apo rikonstruktimi i qeverisë. Por sfida më e madhe mbetet çrrënjosja e korrupsionit sepse kjo kërkon vullnet politik por dhe vendosmëri për ata qe janë viktima si qytetarët apo studentët.”

Deklaratat e ambasadorit u bënë në takimin përmbyllës të projektit te binjakëzimit të BE kundër korrupsionit ku u diskutua mbi sfidat dhe arritjet e këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat