Lleshaj: Grupi që kreu grabitjen në Rinas, veprimtari kriminale edhe në Kosovë - Bota Sot
Lleshaj: Grupi që kreu grabitjen në Rinas, veprimtari kriminale edhe në Kosovë

Shqipëria

Lleshaj: Grupi që kreu grabitjen në Rinas, veprimtari kriminale edhe në Kosovë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:30
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se do ketë arrestime të reja për grabitjen në Rinas.

Në një deklaratë për gazetarët nga Kukësi, ministri tha se grupi që kreu grabitjen në Rinas kryente veprimtari kriminale edhe në Kosovë.

"Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë”, deklaroi Lleshaj.Lleshaj, i cili ndodhet në Kukës në kuadër të nismës 'Ministri një ditë në qark', analizoi edhe protestën e opozitës, duke e konsideruar bllokimin e rrugëve degradim politik.

“Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës”, tha ministri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...