Vizita e Ramës në Shkodër, reagon ish-deputetja e PD

Shqipëria

Vizita e Ramës në Shkodër, reagon ish-deputetja e PD

Më: 26 prill 2019 Në ora: 19:20
Izmira Ulqinaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Shkodër, duke theksuar se “malësorët nuk mund ta pranojnë më keqqeverisjen e tij”.

Erdhi fshehtas si hajdut, i ra nga rrugët dytësore për të hyrë në Shkodër, kudo i shoqëruar me dhjetëra forca speciale dhe policë. Shkodranët e malësorët nuk mund të pranojnë më keqqeverisjen e tij, nuk mund të pranojnë të heshtin përballë grabitjes që po i bën çdo gjëje në këtë vend e sesi po shkatërron të ardhmen e tyre. Sot, në Shkodër dhe Malësi të Madhe u luajt një farsë me dy skena. Takime farsë, për zgjedhje farsë. Dua t’i falenderoj shumë qytetarët shkodranë për reagimin e tyre, ata që bashkë me simpatizantët e Partisë Demokratike dolën për të bllokuar rrugën, si edhe ata që refuzuan të bëhen pjesë e shfaqjes së neveritshme të Kryeministrit”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat