Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon veprimtarinë e Prokurorisë

Shqipëria

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon veprimtarinë e Prokurorisë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:20
Prokuroria shqiptare

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një raport kritikon veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme, veçanërisht për 17 vendime të marra gjatë vitit 2018.

Në vlerësimin e Komitetit vihet theksi te mungesa e transparencës.

Sipas monitorimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, rezulton se me përjashtim të dy vendimeve për pezullimin e dy prokurorëve, 15 vendime të tjera janë marrë pa dhënë motivacion për kushtet dhe rrethanat në të cilat janë marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat