Kapriçot e motit/ Ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet e shiut

Shqipëria

Kapriçot e motit/ Ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet e shiut

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Vijojnë kapriçot e motit në vendin tonë.

Pas një të premteje me temperatura verore, ku në vendet e ulëta termometri regjistroi deri në 30 gradë celcius, e shtuna pritet të jetë me reshje shiu dhe temperatura që do të ulen deri në 10 gradë, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, ditën e nesërme priten reshje shiu mesatare në orët e para të mëngjesit, ndërsa në disa zona të vendit priten edhe rebeshe. RESHJET Nesër (e shtunë dt.27) në qarkun e Shkodrës priten reshje mesatare në orët e para të mëngjesit. Në pjesën tjetër të qarqeve ato priten të jenë të dobëta, por lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT Nesër (e shtunë dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14 / 19 °C në vendet e ulëta: 13 / 20 °C në vendet malore: 9 / 19 °C

ERA Nesër (e shtunë dt.27) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat