Banorin e Unazës së Re, pas burgut, Gjykata e gjobit edhe për qenin

Shqipëria

Banorin e Unazës së Re, pas burgut, Gjykata e gjobit edhe për qenin

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:31
Dorjan Protoduari

Dorjan Protoduari, i njohur ndryshe edhe si organizator i protestave të Astirit, është gjobitur gjatë ditës së sotme për lëshimin e qenit të tij ndaj forcave të policisë.

Mesa duket seanca është zhvilluar gjatë ditës së sotme ku ka pasur gjyqin e qenit të tij.

Gjykata Penale e Tiranës ka gjobitur Protoduarin me rreth dy milionë lekë për faktin se pse iu ka lëshuar qenin forcave të policisë, ndërkohë ai ndodhet në burg që prej protestës së 21 marsit nga opozita.

Kujtojmë se, Protoduari ndodhet në burgun e 313 Tiranë, pas akuzave për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, ndërkohë që vetë ai shprehet se ky është një vendim politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat