Kryemadhi: Marrëveshja me partitë opozitare, për qeveri tranzitore që garanton zgjedhje

Shqipëria

Kryemadhi: Marrëveshja me partitë opozitare, për qeveri tranzitore që garanton zgjedhje

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:09
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha në Mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI, se marrvëshja me partitë opozitare u bë për një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira.

Kryemadhi: Marrëveshja jonë me opozitën dhe me partitë e tjera opozitare është shumë e qartë. Qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo qeveri tranzitore që garanton parti politike, por qeveri tranzitore që garanton qytetarët shqiptarë që janë të lirë të zgjedhin atë politikan apo atë parti politike që ata duan ti drejtojë.  Mbi 60% e votuesve shqiptarë do të thotë që është shumica e shqiptarëve. Pa llogaritur ata socialistë të zhgënjyer të cilët për hir të frikës dhe angazhimit të tyre në institucionet shtetërore nuk janë hapur apo drejtpërdrejt të deklaruar për këtë proces. Për sa i përket faktorit ndërkombëtar ne ia kemi bërë shumë të qartë dhe jemi përsëri të palëkundur në qëndrimin tonë. Kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, një sistem të fortë, një sistem të barabartë për çdo qytetar. Çështja e precedentit që dëgjoni, të manipuluar herë pas here në media të cilat janë të kapura ka vetëm një precedent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat