Nuk plotëson kushtet, por Rama e fut në zgjedhje partinë e Patozit

Shqipëria

Nuk plotëson kushtet, por Rama e fut në zgjedhje partinë e Patozit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 10:53
Astrit Patozi

Pasi u ec me shpejtësi me ‘opozitën e re parlamentare’, duket se Edi Rama do të ketë edhe një ‘opozitë të djathtë’ zgjedhore.

Kështu ditën e sotme pas debateve KQZ-ja vetëm me votat e anëtarëve të PS-së ka regjistruar partinë ‘Bindja Demokratike’ të udhëhequr nga Astrit Patozi.

Por sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klemend Zguri, ‘Bindja Demokratike’, nuk plotëson kushtet ligjore për tu regjistruar në këto zgjedhje.

Nga ana tjetër, me shumicë votash në KQZ, të të gjithë anëtarëve të PS-ë, kjo forcë politike e krijuar dhe regjistruar në të gjitha institucionet në kohë rekord, u regjistrua për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, me 4 vota pro dhe 1 kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat