Banka e Shqipërisë: 1 në 5 shqiptarë është i mbytur në borxhe

Shqipëria

Banka e Shqipërisë: 1 në 5 shqiptarë është i mbytur në borxhe

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:44
Ilustrim

Të paktën 26% e familjeve të anketuara në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë rezultojnë me borxhe.

Vrojtimi mbi gjendjen financiare, i kryer mbi një kampion prej 1210 familjesh në të gjithë vendin, vëren se në fund të vitit 2018, pjesa dërrmuese e familjeve kanë marre hua për të ngritur një biznes, ndërkohë 27% e tyre janë në borxh për blerje prone dhe 9 % e familjeve deklarojnë se kanë marrë hua për konsum.

Sipas vrojtimit të Bankës Qëndrore, pjesa më e madhe e familjeve i kanë borxhet në banka, duke zbutur disi fenomenin shqetësues të njohur në ekonominë shqiptare, huamarrjen informale.

Në këtë anketim, për periudhën korrik-dhjetor 2018, 30% e të pyeturve kanë borxhe nga burime joformale, ndërkohë që 70% e tyre i janë drejtuar bankave për hua.

Po ashtu, anketa tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe i shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë kësaj periudhe.

Rritja e të ardhurave ka qënë disi më e lartë në krahasim me shpenzimet, gjë që ka sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve.

Ndërsa, për gjysmën e parë të këtij viti, shumica e familjeve huamarrëse (rreth 80% e tyre) nuk presin ndryshim të aftesisë së tyre paguese.

Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj, mbi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, nga të cilat 54% jetojnë në zonat urbane dhe 46% në zonat rurale të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat