Zgjedhjet vendore/ KQZ-ja regjistron edhe 7 parti të tjera për 30 Qershorin

Shqipëria

Zgjedhjet vendore/ KQZ-ja regjistron edhe 7 parti të tjera për 30 Qershorin

Më: 27 prill 2019 Në ora: 13:43
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin në zgjedhje të 7 partive të tjera për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kështu, u regjistruan në zgjedhje subjektet “Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, “Partia Balli Kombëtar”, “Partia G-99”, “Partia Aleanca Demokrate Shqiptare”, “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”, “Partia Shqipëria e Re”, “Partia Aleanca Popullore”.

KQZ vendosi edhe regjistrimin e komitetit nismëtar për organizimin e punës për paraqitjen e Fran Mollës si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Tiranë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Më herët KQZ regjistroi edhe Bindjen Demokratike, partia e re e krijuar nga ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat