Subvencionim 10 Lekë/litër për qumështin

Shqipëria

Subvencionim 10 Lekë/litër për qumështin

Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Pak ditë pasi ka hyrë në fuqi vendimi për të subvencionuar me 10 Lekë për litër të gjitha kategoritë e qumështit të fermerëve dhe jo vetëm atë të cilësisë së parë, Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar rimbursimin.

Aplikimet dhe regjistrimet e blegtorëve duhet të dorëzohen pranë zyrave të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Industria e përpunimit të qumështit në Shqipëri kap vlerën e 600 milion eurove në vit, ndërsa mesatarisht prodhohen 1.1 ton qumësht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat