U arrestua pas protestës, reagon ashpër ish-deputeti i Elbasanit: Ditët e Ramës janë të numëruara

Shqipëria

U arrestua pas protestës, reagon ashpër ish-deputeti i Elbasanit: Ditët e Ramës janë të numëruara

Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:23
Luçiano Boç

Pas tubimit të dhunshëm të opozitës në zonën e Bradasheshit në Elbasan policia ka shoqëruar 15 anëtarë të PD dhe ish-deputetin Luçiano Boçi dhe ka vënë në hetim 35 persona të tjerë.

Boçi është lënë i lirë vetëm pak pas shoqërimit. Jashtë dyerve të komisariatit Boçi është ndalur në një prononcim për mediet ku ka akuzuar policinë se është vënë në shërbim të Edi Ramës. Boçi tha se akti i sotëm është një hakmarrje e Ramës për shkak se qytetarët e braktisën në takimin që kishte njoftuar, ku solli me vete administratën.

“Kjo është hakmarrja meskine e Edi Ramës për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimin e tij dhe kërkuan ndalimin e ardhjes së tij në Elbasan. Ata kërkojnë të burgosin opozitën. Opozita nuk është vetëm PD por janë të gjithë qytetarët. Veprimi i sotëm tregon se policia është vënë në shërbim të Edi Ramës pasi sot është ndaluar zinxhiri politik i qarkut të Elbasanit.

Janë 15 të ndaluar për miting të paligjshëm.. Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunshme nga qytetarët por nga policia. Ajo ka qenë e armatosur deri në dhëmbë, vetëm e vetëm që kryeministri të kalonte i qetë. Administrata ishte marrë me zor me autobusë nga Librazhdi dhe Cërriku. Sot ai ka marrë përgjigjen e merituar. Fakti i sotëm tregon qartë se ditët e Ramës janë të numëruara”, u shpreh Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat