Basha uron për Pashkën: Gëzuar festën që kremton triumfin e shpresës mbi të keqen

Shqipëria

Basha uron për Pashkën: Gëzuar festën që kremton triumfin e shpresës mbi të keqen

Më: 28 prill 2019 Në ora: 09:07
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka uruar sot besimtarët ortodoksë për festën e tyre të Pashkës.

"Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, - shkruan Basha në Fb, - ju uroj nga zemra, secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra, gëzuar Pashkën!

Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat