“E kupton vjehrrën kur flet?” Rama shkrin së qeshuri gruan kineze të biznesmenit shqiptar

Shqipëria

“E kupton vjehrrën kur flet?” Rama shkrin së qeshuri gruan kineze të biznesmenit shqiptar

Më: 28 prill 2019 Në ora: 13:27
Pamje nga videoja

Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama u ndal në Elbasan. Ai vizitoi dy fabrika, të prodhimit të konstruksioneve metalike dhe të prodhimit të lëndës së parë për bateritë e makinave.

“Një investim me vlerë mbi 20 milionë dollarë, i ngritur mbi një tokë djerrë dhe të pashfrytëzuar prej vitesh, po shndërrohet në potencial punësimi edhe për banorët e zonës”, deklaroi Rama.

Gjatë takimit dhe bisedës me sipërmarrësin shqiptar, i cili i dhuroi kryeministrit një simbol kinez, ‘Pallatin Perandorak të Pekinit’ nuk munguan batutat.

Biseda:
Rama: Ku e ke mësuar kinezçen?
Sipërmarrësi: Kam jetuar 14 vite në Kinë
Rama: I martuar me kineze?
Sipërmarrësi: Po
Rama: Ke mësuar shqip?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po, po, kam gjashtë vite këtu
Rama: E kupton vjehrrën?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat