Tiranë-Elbasan, ARRSH: Tuneli është i aksesueshëm për drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Tiranë-Elbasan, ARRSH: Tuneli është i aksesueshëm për drejtuesit e mjeteve

Më: 28 prill 2019 Në ora: 18:24
Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton sot të gjithë përdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan se tuneli është i aksesueshëm.

Në një njoftim për shtyp, ARRSH thekson se “ditën e djeshme kanë përfunduar punimet e tunelit për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë – Elbasan, në respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë”.

“Tuneli tashmë është i aksesueshëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës”, shprehet ARRSH.

Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit. Puna për ndërtimin e tij nisi për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu një vit më parë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat