Gjatë qëndrimit në Elbasan në kuadër të takimeve të ciklit kombëtar “Për Bashkinë Që Duam”, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ndalën në ambientet e Qendrës Rajonale të Formimit Profesional.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook Balla deklaron se Formimi Profesional është një mjet tejet i rëndësishëm për aftësimin e çdo punëkërkuesi, duke mundësuar edhe punësimin e plotë të tij.
Objektivi kryesor është që deri në fund të vitit 2019 numri i atyre që marrin Formim Profesional në të gjithë Shqipërinë të shkojë në 20 mijë.