Shokuese, vritet një futbollist në Shqipëri

Shqipëria

Shokuese, vritet një futbollist në Shqipëri

Më: 28 prill 2019 Në ora: 22:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kelvin Jushi, ish-futbollist i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, i aktivizuar ndër të tjera edhe me skuadrën e Laçit, ka mbetur i vrarë nga një shkëmbim zjarri.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e të dielës në qytetin e Laçit.

Sipas burimeve të “Telesport.al” nga vendngjarja, Kelvin Jushi 30 vjeç ndërroi jetë, teksa transportohej për në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, edhe ata familjarë të viktimës.

Sikurse citohet në profilin e tij në faqen zyrtare të FSHF, gjatë karrierës së tij, Kelvin Jushi është aktivizuar me skuadrat e Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës 2009-2014.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat