Aleatët e Bashës: Do ti kërkojmë Metës thirrjen e një tryeze mazhorancë-opozitë

Shqipëria

Aleatët e Bashës: Do ti kërkojmë Metës thirrjen e një tryeze mazhorancë-opozitë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 11:26
Foto

Pesë partitë e grupit të qendrës së djathtë deklaruan sot se nuk do të bëhen pjesë e farsës së 30 qershorit.

Në një konferencë për mediat lidhur me krizën politike, krerët e PR-së, LZHK-së, PDK-së, PAA-së dhe PBDNJ-së deklaruan se do ti kërkojnë në takimin e nesërm presidentit Meta thirrjen e një tryeze mes mazhorancës dhe opozitës.

Aleatët e Bashës thanë se nuk futen në zgjedhje pa largimin e Ramës si kryeministër dhe krijimin e një qeveri tranzitore.

Dash Shehi: Urojmë që edhe PD të vijë në pikën e kodit zgjedhor. Nuk hyjmë me zotin Rama,  nuk hyhet në zgjedhje, me Ramën kryeministër nuk ulemi të negociojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat