Samiti i Berlinit, Berisha: Ja cila është pika e nxehtë

Shqipëria

Samiti i Berlinit, Berisha: Ja cila është pika e nxehtë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:13
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha shprehet se Samiti i Berlinit është shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti për Shqipërinë dhe Kosovën.

Lideri historik i PD-së, pohon se patatja e nxehtë e Samitit është marrëveshja Kosovë–Serbi, ndërsa shton se ajo ka në mes edhe dy pengesa kryesore.

Postimi plotë i Berishës:
Sot në Berlin një samit shumë i rëndësishëm! Te dashur miq, sot me ftesë te dy liderëve më kryesorë të Bashkimit Europian, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron mblidhet Samiti i Berlinit kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Çështje kryesore që do trajtohen në samit janë:

– integrimi i këtyre vendeve në BE

– marrëdheniet Kosovë – Serbi

Pra, për ne shqiptarët në dy vendet tona samiti i Berlinit është i një rëndësie të madhe. Le të shpresojmë në vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqiperinë pavarësisht se Shqipëria krahasuar me vjet nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuara madje ka përkeqësim. Shqipëria shkon aty si vendi i parë në Europë për azilkërkues, si vendi i katërt në botë me shpresë vrarë, nga i cili mbi 69% e qytetarëve duan të largohen, si vendi qendër operacionale e organizatave kriminale në Europë, Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Lindjen e Mesme, shkon si narkoshtet, Kolumbi e Europës, si vendi i vetëm për të cilin parlamenti i një vendi anëtar të BE ka votuar për rivendosjen e vizave.

Por me Edi Ramën kushtet nuk mund të plotësohen. Vetëm opozita do mund t’i plotësojë ato. Gjithashtu le të shpresojmë vendimin për heqjen e vizave për Kosovën, e cilla prej kohësh i ka plotësuar standardet për heqjen e tyre. Patatja e nxehtë e Samitit është marrëveshja Kosovë – Serbi.

Lidhur me këtë marrëveshje, dy janë pengesat madhore të saj. Së pari, marrëveshja e fshehtë për coptimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së madhe e arritur nga argatët e Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë me patronin e tyre Presidentin serbomadh Vuçiç.

Se dyti, shqiptarët e Kosovës përfaqësohen në Samit “de facto” nga dy delegacione. Delegacioni i argatit të Beogradit, i cili, si peng i këtij të fundit, projektin e Serbisë së Madhe e paraqet si projekt të Prishtines. Në krah të tij qëndron i palëkundur Zografi bis i Tiranës.

Delegacioni i kreut te ekzekutivit te Kosovës qe kundërshton projektin e Serbisë së Madhe dhe që për të paralizuar marrëveshjen e fshehtë të krijimit të saj në kurriz të territoreve të Kosovës ka vendosur taksën antiargat duke krijuar një problem të vërtetë me komunitetin ndërkombëtar. Pra mbështëtesit e projektit të Serbisë së Madhe në këtë Samit janë serbomadhi Vuçiç dhe argatet e tij në Prishtinë dhe Tirane. Sigurisht këta nuk do të arrijnë të imponojnë projektin e tyre ogurzi por do bëjnë gjithçka për sabotimin dhe mossuksesin e Samitit në këtë çështje madhore.

Sidoqoftë miq, t’i urojmë Samitit suksese dhe të shpresojmë për më të mirën! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat