Braimllari: Edi Rama i ka lënë fermerët në mëshirë të fatit

Shqipëria

Braimllari: Edi Rama i ka lënë fermerët në mëshirë të fatit

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:27
Endrit Braimllari

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka lënë femerët në mëshirë të fatit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari, ndër të tjera, shkruan: “kjo qeveri nuk subvencionon dhe nuk përkrah fermerët.Edi Rama i ka lënë në mëshirë të fatit pa vizion dhe program për bujqësinë, merret me fjalë boshe dhe aspak me plane konkrete. Nuk përkrah prodhimin vendas por favorizon importin për interesat e tij klienteliste.” 

Gjithashtu, ai shkruan se: “LSI e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve. Subvencioni i drejtpërdrejtë për çdo fermer, çdo kokë bagëti, çdo koshere blete, çdo fermë e ndërtuar dhe çdo dynym tokë e punuar. Heqjen e akcizës së naftës për fermerët.”

Postimi i plotë i Braimllarit:

Kjo qeveri nuk subvencionon dhe nuk përkrah fermerët. Edi Rama i ka lënë në mëshirë të fatit pa vizion dhe program për bujqësinë, merret me fjalë boshe dhe aspak me plane konkrete. Nuk përkrah prodhimin vendas por favorizon importin për interesat e tij klienteliste.
LSI e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve. Subvencioni i drejtpërdrejtë për çdo fermer, çdo kokë bagëti, çdo koshere blete, çdo fermë e ndërtuar dhe çdo dynym tokë e punuar. Heqjen e akcizës së naftës për fermerët.
Heqjen e çdo barriere për subvencionin dhe përkrahjen e fermerëve që deri tani kanë rezultuar barriera korruptive në sherbim të Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat