Vullnetarët pastrojnë bregdetin e Darëzezës

Shqipëria

Vullnetarët pastrojnë bregdetin e Darëzezës

Më: 29 prill 2019 Në ora: 14:26
Foto

Aksioni i pastrimit në bregdet ka vijuar kësaj here në Darëzezë.  Qindra të rinj vullnetarë, përfaqësues të OKB dhe Ambasadës amerikane, kontribuan në këtë ditë për pastrimin e bregdetit në kuadër edhe të nismës së Ministrisë së Turizmit për pastrimin e zonave bregdetare.

Bregdeti i Darëzezës i është nënshtuar aksionit të pastrimit.  Si një nga masat e shtuara, për një sezon veror më të pastër dhe më të sigurtë, por edhe si një nga detyrimet ligjore që rrjedh nga vendimi i ri i qeverisë për “Stacionet e plazhit”,  për një sezon më të sigurt se ai paraardhësi.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Mjedisit Fier, Hader Çako tha se qëllimi është që të sigurohet një bregdet i pastër në zonat turistike.

“Në kuadër të nismës që ka marrë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për pastrimin e zonave bregdetare dhe Zonave të Mbrojtura, me qëllim sigurimin e një bregdeti të pastër në zonat turistike, jemi duke kryer aksion pastrimi, pavarësisht motit të keq, në bashkëpunim me organizimin që ka bërë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shoqatat, po ashtu edhe bashkia e Fierit".

Aksionit, përgjatë bregdetit të Darëzezës në Fier iu bashkuan qindra të rinj vullnetarë, të cilët dhanë mesazhet e tyre për mbajtjen e një mjedisi sa më të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat