Ish-deputetja e LSI mendon si Kryemadhi: Në qershor nuk do të këtë zgjedhje

Shqipëria

Ish-deputetja e LSI mendon si Kryemadhi: Në qershor nuk do të këtë zgjedhje

Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:14
Monika Kryemadhi dhe Kladja Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit, Kladja Gjosha, ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ku foli për zhvillimet politike në vend.

Ish-deputetja e LSI tha se në qershor nuk do të këtë zgjedhje. Sipas Gjoshës, nëse kryeministri Edi Rama vendosë të futet në zgjedhje, atëherë ky veprim do të ishte vetëvrasje për të dhe për Partinë Socialiste.

“Do të jetë vetë presidenti, i cili do të veprojë sipas kushtetutës. Kërkesa e aleatëve është e drejtë. Sot nuk mund të diskutohet për zgjedhjet lokale pa zgjidhur atë se çfarë është bërë në 2017. Kushti është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Nëse ai do të shkojë në zgjedhjet monopartiake do të ishte një vetëvrasje politike. Besoj se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u ulur e biseduar. Nuk do të shkohet në zgjedhje. Të jeni të bindur. Edhe vetë kryeministri do të dorëzohet, patjetër që vendi do të shkojë në krijimin e një qeverie tranzitore.  Nëse jo, do të jetë një vetëvrasje për Ramën dhe PS-në. Sot qytetarët e kanë kuptuar që pas 2017, e shohin se asgjë nuk iu rikthehet atyre dhe familjeve të tyre.”-shtoi ajo.

E pyetur se si do të jetë protesta e radhës kombëtare e opozitës së bashkuar dhe çfarë mekanizmash do të përdorë ajo me 11 maj, ish-ministrja e Integrimit u shpreh: Protetsat i shoh si një instrument për të ngritur zërin përballë padrejtësive. Djegia e mandateve solli bashkimin e qytetarëve, që ndoshta deri dje nuk e kishin besimin e plotë tek ne. Protesta e 11 majit do të jetë kombëtare dhe organizimi do të vendoset nga  koalicioni. Unë besoj fort se do të jetë një nga ato protestat që do të tregojë se njerëzit do t’i bashkohen opozitës reale në vend.  I gjithë sistemi i drejtësisë është në kolaps. Kuvendi po rreshkët drejt një autokracie të plotë. Kriza politike ishte e fundit. Kjo kërkon një tryezë”-tha Gjosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat