Charterat rus “mësyjnë” bregdetin shqiptar

Shqipëria

Charterat rus “mësyjnë” bregdetin shqiptar

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:20
Foto

Fluksit të turistëve në bregdetin shqiptar këtë vit do ti shtohen edhe pushuesit nga Rusia.

Charterat e parë me pushues të huaj pritet të mbërrijnë në fillim të muajit maj, ndërsa nga Moska nisen në qershor.

Besnik Vathi Shoqata e Turoperatorëve: Charterat që pitet të fillojnë janë nga vendet skandinave, Polonia, Gjermania. Këtë vit do të ketë për herë të parë chartera nga Rusia. 90% e tyre janë pothuajse për qëndrim në plazhe javore, apo për edhe më shumë, por kryesisht javore. Sidomos në plazhin e Durrësit.

Grupet e interesit theksojnë se trafiku i rënduar dhe pastërtia mbeten problem, ndërsa sygjerojnë se në vëmendje duhet të jenë sidomos siguria shëndetësore dhe pajisja me vrojtues.

Besnik Vathi: Për rritjen e sigurisë, sidomos shëndetësore, por edhe të rendit kur ka edhe probleme të ndotjes, zhurmave edhe këtu kërkohet  ndërhyrja e pushtetit lokal, që të mos krijohen situata të pakëndëshme në ambientin ku do pushojnë turistët.

Por ku do të pushojnë shqiptarët këtë verë?

Besnik Vathi: Shqiptarët vendosin të gjithë në minutën e fundit se ku do të shkojnë me pushime. Numrat dhe rezervimet janë të papërfillshme në raporte me atë që Europianët e tjerë vendosin për pushimet verore.

Gjatë 2018 në Shqipëri numërohen të kenë hyrë rreth 6 mln shtetas të huaj.

Ata kanë kaluar mesatarisht 4,3 netë qëndrimi në Shqipëri, duke shpenzuar mesatarisht 52 euro në ditë.

Kosovarët mbajnë peshën kryesore të vizitorëve dhe shpenzojnë rreth 40 euro në ditë, ndërsa italianët shpenzojnë 80 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat