Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policiasë italiane, nën akuzën e lëndimeve personale dhe kërcënimeve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari emri i të cilit nuk është bërë i ditur për motive të dobëta sulmoi një italian, duke e goditur me shuplaka, duke i shkaktuar disa plagë, ndërsa e ka kërcënuar edhe me vdekje.
23-vjeçari kishte marrë më parë masën “arrest shtëpie”, pas akuzës për grabitje.
Hetimet për të riun u kryen nga policia e stacionit të Ponte dell'Olio dhe e çuan autoritetin gjyqësor të Bolonjës për të çuar në paraburgim shqiptarin.