Samiti i Berlinit, Rama takohet me kancelaren Merkel

Shqipëria

Samiti i Berlinit, Rama takohet me kancelaren Merkel

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:53
Edi Rama dhe Angela Merkel

Ka nisur në Berlin  takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Mësohet ndër të tjera, se temë e takimit Rama-Merkel do të jetë çështja e negociatave.

Më herët kancelarja Merkel takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë  mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat