Një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese është konstatuar në afërsi të një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Policia njofton se në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.
Nga informacionet paraprake dyshohet se eksplozivi i është vendosur një makine.