Edita Tahiri sulmon Edi Ramën: Politikan arrogant

Shqipëria

Edita Tahiri sulmon Edi Ramën: Politikan arrogant

Më: 29 prill 2019 Në ora: 21:26
Edita Tahiri

Edita Tahiri nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si një politikan që ka shfaqur dukshëm një sjellje prej arroganti, përfshi këtu edhe në qëndrimin e tij për Kosovën.

E ftuar në TvOra, ish- kryenegociatorja për Kosovën është shprehur se Shqipëria po përballet me probleme të autokracisë dhe se kriza ndikon në vonesat që i shkaktohen axhendës evropiane të vendit.

Tahiri: Shqipëria ka problemet e autokracisë dhe moszhvillimit ekonomik. 400 mijë njerëz kanë ikur nga Shqipëria. Kur mungon perspektiva dhe mirëqenia, mendoj se edhe kjo krizë politikë ka vend dhe kjo ndikon edhe në vonesën e axhendës evropiane. Kam parë një arrogancë nga kryeministri Rama. Nuk është një thënie që e thonë politikanët. Arrogancë ishte edhe sjellja e tij në raport me Kosovën. Pra kjo autokraci qoftë në Beograd ku vetë Vucic është i ballafaquar me protesta, qoftë në Kosovë, Mal të Zi po tregon që Ballkani në vend që të shkonte drejt proceseve demokratike, devijoi në një autoritarizëm të panevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat