Bllokohet mjeti me 10 kg kanabis pas denoncimit të qytetarëve

Shqipëria

Bllokohet mjeti me 10 kg kanabis pas denoncimit të qytetarëve

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:29
Foto

Një sasi prej 10 kg kanabis është sekuestruar në një automjet në Sarandë. Lënda narkotike u kap pas informacioneve që policia kishte marrë nga qytetarët.

Bllokimi i automjetit bë fshatin Mursi të Konispolit.

"Pas kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa" thotë policia.

Menjëherë iu bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit L.K., 53 vjeç, dhe shtetasit tjetër shoqërues J.Sh., 31 vjeç, të dy me banim në Gjirokastër.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat