Rama, me kryetaren e Partisë Socialdemokrate: U diskutua procesi i integrimit

Shqipëria

Rama, me kryetaren e Partisë Socialdemokrate: U diskutua procesi i integrimit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:11
Edi Rama dhe Andrea Nahles

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Partisë Socialdemokrate  Andrea Nahles,  ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri e njohu zonjën Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.

Zonja Nahles siguroi zotin Rama për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat