Samiti i Berlinit, Mediu: Nuk pati asnjë lajm të mirë për Shqipërinë, fajin e ka Rama

Shqipëria

Samiti i Berlinit, Mediu: Nuk pati asnjë lajm të mirë për Shqipërinë, fajin e ka Rama

Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:13
Foto

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se Samiti i Berlinit, ku ishin të ftuar  liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk solli asnjë lajm të mirë për Shqipërinë. Sipas tij, qëndrimi i Merkel dhe Macron, për të mos hapur negociatat, është një lajm i keq për shqiptarët, por i pritshëm.

Mediu argumenton në postimin e tij në Facebook se Rama dhe politika e tij është antishqiptare dhe anti-europiane. Qëndrimi dhe veprimet e tij po e çojnë Shqipërinë drejt konfliktit politik dhe kaosit ekonomik.

“Europa është në luftë me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe jo bashkëpunëtorë me ta, siç është Rama. Rama po ashtu dje mori dhe një mësim të mirë, se nuk mund të luajë me Interesat Kombëtare. Ai nuk mund ta përdorë Kosovën për avantazhe politike, duke shkatërruar integritetin e Kosovës, me marrëveshje me Vuçiç, si kumbar i ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve”, shkruan kreu i PR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat